Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut me kërkesë të Interpolit
BKT
Kronika

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut me kërkesë të Interpolit

K. K. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të policisë, ai u arrestua në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.

Tutje thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë /  09.07.2024 – NN.  Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” , thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika