Planetariumi dhe vrojtuesi i parë kombëtar është i vendosur në Shtime|Video
Valbona Tahiri/RTK
Kosova tani ka vrojtuesin dhe planetariumin e parë kombëtar, në të cilin do të fillohet me hulumtime të shumta dhe të ndryshme në fushën e astronomisë. Ky objekt do të jetë i hapur për nxënës, studentë edhe për të gjithë qytetarët kureshtarë, për t`u njoftuar dhe për të marrë njohuri mbi astronominë.
Kjo është pamja e objektit të vrojtuesit dhe planetariumit të parë kombëtar në Kosovë, në të cilin tani e tutje do të zhvillohen të gjitha hulumtimet shkencore të cilat lidhen me objektet qiellore, planetët, kometat, yjet dhe galaktikën.
“Do të jemi të lidhur ngushtë edhe me observatorët dhe qendrat ndërkombëtare për studime edhe nga kjo pjesë e hapësirës gjë që nuk ka qenë, madje jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon nuk kemi një të tillë...”, ka thënë Milaim Rushiti, drejtues i Observatorit dhe Planetariumit.
Me hapjen e vrojtuesit dhe observatorit përveç hulumtimeve shkencore, ai do të jenë i hapura edhe për vizitorë, në të cilin kanë mundësi të shohin video të shumta dhe të ndryshme në fushën e astronomisë.
"Janë video edukative-arsimore, mësojnë si është krijuar dielli, se si në gjithësi nuk është vetëm dielli jonë si yll, ka edhe yje të tjera që janë shumë më të mëdhenj...”, ka theksuar Besart Musa, anëtar i kryesisë AOK.
Grupi i fëmijëve Enesa, Adriatiku, e Omeri ishin tejet kureshtar në vrojtimin e diellit, nga i cili aktivitet edhe mësuan për veçorit dhe strukturën e tij.
Derisa gjashtë vjeçarët Alisa, Tariku dhe Liora vrojtuan diellin, por kishin shumë pikëpyetje për ato që panë me teleskop.























