Një 3-vjeçar ndërron jetë në Spitalin e Gjakovës, i bien dyert e oborrit
BKT
Kronika

Një 3-vjeçar ndërron jetë në Spitalin e Gjakovës, i bien dyert e oborrit

SH.Ç/RTKlive

Një djalë 3-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës pas plagëve të marra, pasi dyert e oborrit kanë rënë mbi të.

Policia ka bërë të ditur se dera e hekurt ishte e mbështetur për muri, është rrëzuar dhe e ka goditur fëmijën.

“Në emergjencën e Spitalit Rajonal  Gjakovë  nga prindi është sjellë një fëmijë, viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.


MË SHUME NGA Kronika