10:52 / 17.07.2024
Dhunohet një grua shtatzënë, arrestohet i dyshuari
K. K. / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një rast i dhunimit ka ndodhur dje (e martë) në komunën e Obiliqit.
Policia ka njoftuar se ka marrë informatën se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë.
Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
“Obiliq 16.07.2024 – NN. Është marrë informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.























