Policia arreston një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Policia arreston një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

F.S / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Duhel të Suharekës për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës thotë se njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë në vazhdën e hetimit të një rasti të dhunës në familje në fshatin Duhel, nga i dyshuari N.G. ka konfiskuar në cilësi të provave materiale për gjykatën.

“Në cilësi të provave materiale për gjykatën janë konfiskuar: Një Pushkë gjysmë automatikë të kalibrit 7.62,  një  Pistoletë e llojit LTD të kalibrit 7.65, dhjetë copë fishek të kalibrit 7.62,  tre copë fishek të kalibrit 7.65 dhe një karikator i pistoletës”, thuhet në raport.

Tutje thuhet se me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprat penale ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’ dhe ‘’Dhunë në familje”.


MË SHUME NGA Kronika