Sekuestrohen armë e municion në një shtëpi në Koliq, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Sekuestrohen armë e municion në një shtëpi në Koliq, arrestohet i dyshuari

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuastruar  më 23.07.2024, në fshatin Koliq të Prishtinës një armë e kalibrit 7.62mm, dy armë tjera të kalibrit 9×19 mm, tetë karikatorë, 61 fishekë kalibër 7.62, dy armë gjuetie të kalibrit 12 GA, një pushkë me dylbi prodhim italian dhe 303 fishekë kalibrash të ndryshëm më 23.07.2024, në Prishtinë.

Sipas njoftimit për media, lidhur me këtë është arrestuar një person i dyshuar dhe rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore.

Policia tha se si rezultat i angazhimeve hetimore dhe operative në terren, të cilat kanë për qëllim identifikimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale dhe parandalimin e kryerjes së aktivitetit të tyre, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me sekuestrim të armëve dhe municionit.

Sipas Policisë, operacioni është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Policia më pas ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Koliq në Prishtinë, pronë e të dyshuarit, kontroll i cili është kryer me urdhër të gjykatës kompetente.


MË SHUME NGA Kronika