Therret me thikë një person në sheshin e Prishtinës
BKT
Kronika

Therret me thikë një person në sheshin e Prishtinës

G.K/RTKlive

Një person është therur me thikë në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë.

"Sot  rreth orës 18:50, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën "Xhorxh Bush" në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti", ka thënë Ahmeti.

 


MË SHUME NGA Kronika