Kthehet në familje i mituri që u gjet në Xerxë të Rahovecit
BKT
Kronika

Kthehet në familje i mituri që u gjet në Xerxë të Rahovecit

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se i mituri për të cilin kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen dhe identifikimin e tij u kthye te familja.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, sot më herët ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të mitur.

“Në saje të këtij bashkëpunimi, pas publikimit të fotografisë, është arritur që për një kohë shumë të shkurtër të sigurohen informacione për identitetin dhe adresën e vendbanimit të tij .I mituri është kthyer tek familja”, thuhet në njoftim .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika