Tenton të kalojë pikën kufitare me dokument të falsifikuar shtetasi serb
Kronika

Tenton të kalojë pikën kufitare me dokument të falsifikuar shtetasi serb

M.P. / RTKlive

I dyshuari shtetas i Serbisë ka tentuar të kalojë kufirin me dokumentacion të falsifikuar në pikën kufitare në Jarinjë.

Është ndaluar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve, ka prezantuar një leje të veçantë për mbi-ngarkesë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

 


MË SHUME NGA Kronika