Arrestohet një person për përdorim të armës në Shtime
RTKlive
Policia e Kosovës, njofton se është arrestuar një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm në Shtime.
“Policia e stacionit në Shtime me datën 02.08.2024 rreth orës 00:15 ka pranuar një informacion se në rrugën " 2 korriku" në Shtime, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin D.F ( M/K) i moshës 36 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut”, njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari D.F është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë).
“Rasti është cilësuar "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm" dhe " Mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës". Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë’, njofton Policia e Kosovës.