Vdes edhe personi i dytë i plagosjes në maj në Pejë
Kronika

Vdes edhe personi i dytë i plagosjes në maj në Pejë

M.P. / RTKlive

Ka vdekur Jetart Berisha, i cili ishte i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, pasi ishte plagosur gjatë incidentit të ndodhur në maj të këtij viti në Pejë.

Lajmin për vdekjen e Jetart Berishës për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, ka konfirmuar ai.

Në rast ishin të përfshirë babai me dy djemtë e tij. Në muajin qershor nga plagët e marra kishte vdekur babai, Jeton Berisha. Kur kishte ndodhur rasti, për shkak gjendjes së rënduar ata ishin dërguar nga Spitali Rajonal i Pejës në QKUK në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika