Gjendja nëpër pikëkalimet kufitare, pritjet te Dheu i Bardhë janë 80 minuta
V.Thaçi / RTKlive
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare.
Sipas përditësimit të Qendrës pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 1 orë e 20 minuta, ndërsa për të dalë, ato shkojnë deri në 1 orë e 40 minuta.
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa për të dalë nga ky vendkalim, koha e pritjes nuk i kalon 15 minutat.
Ndërsa, pritje deri në gjysmë ore regjistrohen edhe në pikëkalimin kufitar të Muçibabës, ndërsa për të dalë nga kjo pikë, pritjet arrijnë deri në 20 minuta.
Në pikat tjera kufitare, kohëzgjatja e pritjeve për të hyrë apo dalë nga Kosova nuk është më gjatë se 15 minutat.