Nis repelimi i kafshëve në disa komuna
Kosovë

Nis repelimi i kafshëve në disa komuna

V.Thaçi / RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se zyrtarisht ka filluar repelimi i kafshëve në fshatin Lubizhdë të Malishevës kundër sëmundjes “Ethet Hemorragjike Krime-Kongo”.

Ai ka thënë se repelimi përfshin komunën e Malishevës si më e rrezikuara, Rahovecin, disa fshatra të komunave Klinë e Suharekë si dhe mbështetet në strategjinë kombëtare për parandalimin dhe luftimin e “Etheve Hemorragjike Krime-Kongo”.

Ministri ka ftuar të gjithë fermerët të bashkëpunojnë për një rezultat sa më të mirë në luftimin e kësaj sëmundjeje.


MË SHUME NGA Kosovë