Rikthehet uji në Shipol të Mitrovicës
M.Pasoma. / RTKlive
(E përditësuar 14:38) Kompania Rajonale e Ujësjellësit `Mitrovica` ka njoftuar për rikthimin e ujit në fshatin Shipol.
“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të punonjësve të KEDS-it, ju informojmë se para pak çastesh është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Impiantin për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol dhe tashmë ka filluar punën ITU në Shipol”, ka njoftuar KRU 'Mitrovica'.
Tutje thuhet se fillimisht rikthimi ndodh në pjesët e ulëta, e me kohë duke u mbushur rrjeti, uji pritet të arrijë edhe në pjesët e larta.
Banorët e Shipolit pa ujë nga dje, KRU Mitrovica: Po punojmë intensivisht
Kompania Rajonale e Ujësjellësit për rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se janë duke punuar për rikthimin e ujit të pijshëm në fshatin Shipol.
Ndërprerja ka ndodhur nga dje, teksa KRU Mitrovica ka thënë se po punojnë intensivisht.
“Ju njoftojmë se ekipet e KESCO-s së bashku me ekipet e ujësjellësit janë duke punuar intensivisht në rikthimin e furnizimit me energji të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol i cili qysh nga ora 21:20 e mbrëmjes së djeshme nuk është duke operuar”, thuhet në njoftimin e tyre.























