Për një muaj policia shqiptoi mbi 7270 gjoba në Ferizaj
BKT
Kronika

Për një muaj policia shqiptoi mbi 7270 gjoba në Ferizaj

E. Hoti / RTKlive

Gjatë muajit korrik Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 7270 gjoba për kundërvajtje.

Policia gjatë këtij muaji ka hequr 80 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

“Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë tejkalim i shpejtësisë, 2277 gjoba,  parking i parregullt, 1011 gjoba, mos respektimi i shenjave të komunikacionit, 479 gjoba, mos mbajtja e distancës në mes automjeteve, 253 gjoba,mos përdorimi i rripit të sigurisë, 151 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 124 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 88 gjoba, tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 24 gjoba, drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 gjoba, të tjera, 2856 gjoba”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Ndërsa, janë ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.


MË SHUME NGA Kronika