Arrestohet i dënuari me dy vite burgim, i kërkuar me urdhëresë nga gjykata
BKT
Kronika

Arrestohet i dënuari me dy vite burgim, i kërkuar me urdhëresë nga gjykata

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit në Fushë Kosovë, i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

“E.N mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me  burgim ( 2 vite) për veprën ‘Lëndim i rëndë trupor”, thuhet në komunikatën për media.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.


MË SHUME NGA Kronika