Gjendet pa shenja jete një burrë në Hade, Policia jep detaje
BKT
Kronika

Gjendet pa shenja jete një burrë në Hade, Policia jep detaje

E. Hoti / RTKlive

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Hade të Obiliqit.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha se policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.


MË SHUME NGA Kronika