Dy të lënduar nga shpërthimi në Pejë, policia jep detaje
BKT
Kronika

Dy të lënduar nga shpërthimi në Pejë, policia jep detaje

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë lënduar në një shpërthim që ka ndodhur në Pejë mbrëmjen e së martës. 

Siç bëri të ditur Policia, rasti ka ndodhur me datë 13.08.2024, rreth orёs 20:15 minuta  nё rrugën “Halil Agusholli” nё Pejё, ndërsa dy personat e lënduar janё dёrguar nё QKUK.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy persona kanё pёsuar lendime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr në QKUK-Prishtinё”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar njё armё AK 47, tre karikator tё njёjtёs armё, nёntёdhjetё fishek të kalibrit  72x39.

Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”.

Tutje u njoftua se rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё.

 


MË SHUME NGA Kronika