10:41 / 15.08.2024
Postuan video në TikTok me armë, të dyshuarit shoqërohen në polici
Dy persona nga fshati Vrellë i Goleshit në Lipjan, janë shoqëruar dje në Polici, pasi që kishin postuar video në TikTok me armë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarve u janë konfiskuar dy pistoleta, teksa rasti është inicuar si “Armbajtje pa leje".
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.























