14:07 / 25.08.2024
Ndërroi jetë Agron Sedllari, ish-punëtor i RTP-së
RTKlive
Sot në Lausanne të Zvicrës ka ndërruar jetë, Agron Sedllari, ish-punëtori i RTP-së.
Agron Sedllari lindi më 1944 në Prishtinë. Ishte xhirues filmik veteran, cili punoi në redaksinë në gjuhën shqipe në televizionin e Beogradit nga viti 1971. Gjer në vitin 1989 punoi në Radio Televizionin e Prishtinës pastaj nga represioni serb me familje emigroi në Zvicër.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familjarët e tij, ndërsa për varrimin do të njoftoheni me kohë, për shkak se sjelljes së trupit të tij nga Zvicra.























