Të shtëna me armë zjarri në Pejë
BKT
Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Pejë

V.Th. RTKlive

Një incident me të shtëna armësh ka ndodhur mbrëmë në Pejë, rreth orës 20:20, pranë një punëtorie.

Policia njofton se ankuesi, pronar i punëtorisë, ka raportuar në polici se kishte dëgjuar të shtënat nga një veturë në lëvizje, e cila është larguar në drejtim të panjohur.

“Në vendin e ngjarjes, si provë materiale, është  gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës me gaz”, bën të ditur policia.

Rasti i iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” është duke u hetuar nga organet dhe nuk raportohet për të  lënduar. Rasti Cshtë në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika