Drenasi shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur
BKT
Kosovë

Drenasi shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur

V.Th. RTKlive

Komuna e Drenasit njofton se në shenjë nderimi për personat e pagjetur, në oborrin e administratës komunale, kanë mbjellë lule të freskëta.

Për të shënuar 30 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare e të Pagjeturve, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe zyrtarë komunal, kanë zhvilluar një aktivitet simbolik për të nderuar personat e pagjetur.

Në Komunën e Drenasit, edhe pas më shumë se 20 vitesh nga lufta e fundit (1998-1999) fatkeqësisht janë edhe 40 persona të pagjetur.


MË SHUME NGA Kosovë