Tentojnë të fusin USB në burgun e Prishtinës, parandalohet kontrabanda
BKT
Kronika

Tentojnë të fusin USB në burgun e Prishtinës, parandalohet kontrabanda

M.P / RTKlive

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës është parandaluar futja e kontrabandës, përkatësisht disa USB.

“Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB”, thuhet në njoftim.

USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar, dhe rasti po hetohet.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve”, vazhdon njoftimi.

 


MË SHUME NGA Kronika