22:18 / 02.09.2024
Aksident në Zllakuqan të Klinës, lëndohen tre persona
G.K/RTKlive
Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Zllakuqan të Klinës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se në aksident janë përfshirë një traktor dhe dy vetura.
“Sot rreth orës 19:55, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zllakuqan- Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy (2) vetura dhe një (1) mjet pune ( traktor. Si pasojë e aksidentit, tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.























