Prindi thotë se djali iu sulmua me armë zjarri nga persona të panjohur
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Prindi thotë se djali iu sulmua me armë zjarri nga persona të panjohur

Sh.Ç/RTKlive

Një person në Pejë ka raportuar në polici se djali i tij është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur. Rasti sipas tij ka ndodhur të mërkurën, e viktima nuk dihet nëse ka pranuar trajtim mjekësor pasi sipas prindit të tij nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar.

Policia përmes raportit të përditshëm ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 2 fishekë dhe 2 gëzhoja. Viktima, sipas policisë, nuk ka qenë i qasshëm të intervistohet.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se, me datën dhe kohën e cekur, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-djalit të tij. Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar. Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çasshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.


MË SHUME NGA Kronika