09:08 / 08.09.2024
Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në Kosovë
Sh.Ç/RTKlive
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.
Policia ka njoftuar se njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, ku gjendeshin dy persona të cilët dyshohet se kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale nga territori i Serbisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti është proceduar për hetime të mëtejshme në procedurë të rregullt.























