10:11 / 09.09.2024
Sulm seksual në Skenderaj, intervistohet viktima dhe dy dëshmitarë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të një sulmi seksual që dyshohet se ka ndodhur në Skenderaj.
Policia ka bërë të ditur në raportin e saj 24 orësh se ngjarja ka ndodhur nga data 07 deri 08 shtator 2024 nga ora 19:00 deri në 05:00.
Pas raportimit të rastit, janë intervistuar dy persona në cilësi të dëshmitarëve si dhe viktima, e cila po ashtu ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Tutje u tha se rasti është iniciuar si “Sulm seksual” , ndërsa me vendim të prokurorit po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.























