Policia realizon 161 urdhëresa të gjykatës në Prishtinë
BKT
Kronika

Policia realizon 161 urdhëresa të gjykatës në Prishtinë

K. K. / RTKlive

Në kuadër të fuqizimit të sigurisë në vendin tonë, nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë, në aksione të ndara kanë realizuar 161 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime.

Policia e Kosovës ka njoftuar që personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar.

“Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe 99 armë të ftohta (thika).

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4723 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika