Arrestohet i dyshuari pёr therje me thikë në Deçan
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari pёr therje me thikë në Deçan

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuarin e dyshuar, lidhur me therjen me thikë që ndodhi të dielën në Deçan.

Therja dyshohet se ka ndodhur me datë 08.09.2024  në një market në rrugën Luan Haradinaj, teksa më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të pa njohur.  

Policia ka njoftuar se sot është venë në kërkim të të dyshuarit dhe pas një pune intensive Stacioni Policor në Deçan  ka arritur ta identifikoji vendndodhjen e tij dhe ta arrestoj.

Viktima ishte dërguar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal, e me vonë me udhëzim të mjekut  kujdestarë është dërguar për në QKUK  në Prishtinë.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.


MË SHUME NGA Kronika