Hidhet një bombë dore në kopshtin e një shtëpie në Isniq
BKT
Kronika

Hidhet një bombë dore në kopshtin e një shtëpie në Isniq

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën më 09.09.2024 rreth orës 00:25 në fshatin Isniq të Deçanit është raportuar se dy persona të dyshuar me një motoçikletë, në kopshtin e një shtëpie kanë hedhur një bombë dore.

Sipas Policisë, në  vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar  një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës.

Nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, teksa rasti po hetohet si  “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


MË SHUME NGA Kronika