I dyshuari dorëzon armën pasi ftohet nga Policia për intervistim
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar një armë zjarri për të cilën i dyshuari nuk kishte leje.
Sipas njoftimit të Policisë, me datën 10.09.2024 rreth orës 00:05 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se një person në fshatin Petrovë të Shtimes posedon armë zjarri.
“Policët e rendit në bazë të autorizimeve policore i kanë marrë veprimet e menjëhershme , kanë identifikuar të dyshuarin dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Gjatë intervistimit i dyshuari G.H. i moshës 32 vjeçar ka pranuar dhe ka dorëzuar armën e zjarrit, pushkën e gjuetisë në stacionin e policisë në Shtime.
Tutje në njoftim u tha se me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti " Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve" për procedurë të rregullt hetimore.
I dyshuari është liruar, kurse arma e zjarrit i është sekuestruar.























