Ndalohet një person, dyshohet për mashtrim dhe kontrabandim të migrantëve
BKT
Kronika

Ndalohet një person, dyshohet për mashtrim dhe kontrabandim të migrantëve

Sh. Gashi|rtklive

Prokuroria Themelore Ferizaj bënë të ditur se është ndalur një person i dyshuar për mashtrim dhe kontrabandim me migrantë.

Përmesë komunikatës së prokurorisë është bërë e ditur se ndaj të dyshuarit të do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh,  një (1) person të dyshuar me iniciale F.H., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kontrabadimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Kronika