Arrestohet personi që vodhi një veturë në Prishtinë
BKT
Kronika

Arrestohet personi që vodhi një veturë në Prishtinë

Sh.Gashi. /RTKlive

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti më 1 shtator dyshohet se bashkë me tre të tjerë kanë vjedhur një veturën.

 “Lidhur me rastin është raportuar se me 11.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me  tre persona të tjerë ia kanë vjedhur veturën ankuesit mashkull kosovar. Vetura e vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit/ankuesit ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Policia  ka bërë të ditur se vetura e vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit.


MË SHUME NGA Kronika