10:35 / 12.09.2024
Sekuestrohet në Skënderaj arma e zjarrit e postuar në rrjete sociale
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës në Skënderaj ka identifikuar personin e dyshuar pasi i njëjti javë parë në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri tytë shkurtë.
“Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma pistoletë të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte e postuar ne rrjete sociale”, njofton policia.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”.























