Qendra e Studentëve nesër hap konkursin për pranim në konvikte e mensë
BKT
Kosovë

Qendra e Studentëve nesër hap konkursin për pranim në konvikte e mensë

K. Kasumi / RTKlive

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka njoftuar se nesër hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë për vitin e ri akademik 2024/2025.

“Konkursi do të jetë i hapur prej datës 13.09.2024 deri me datë 19.09.2024”, thuhet në njoftimin e QS-së.

Sipas njoftimit, studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, uebfaqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studentëve-Prishtinë.

Qendra e Studentëve këtë vit  do të pranojë rreth 4 000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.

Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë është 1500 studentë.

Tutje në njoftim thuhet se mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

“Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi)”, përfundon njoftimi.


MË SHUME NGA Kosovë