Dogana sekuestron dy vetura në vlerë prej 400 mijë eurosh
BKT
Kronika

Dogana sekuestron dy vetura në vlerë prej 400 mijë eurosh

E. Hoti / RTKlive

Dogana e Kosovës. ka bërë të ditur se dy vetura në vlerë rreth 400 mijë euro janë sekuestruar të enjten.

Sipas njoftimit, për këto vetura nuk ishin kryer procedurat doganore.

“Sot, më 12 Shtator 2024, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prishtinës kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja, të cilat nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë”,ka njoftuar Dogana .

Vlera e këtyre dy automjeteve vlerësohet të jetë rreth 400,000.00 euro.

Dogana ka sqaruar se automjetet janë sekuestruar dhe prokurori kujdestar është njoftuar për të marrë udhëzime për trajtimin e mëtejmë të rastit.

 

 


MË SHUME NGA Kronika