Policia: Dikush e la një valixhe në oborrin e Komunës së Mitrovicës jugore
BKT
Foto | Bardh Bekteshi/RTK
Kronika

Policia: Dikush e la një valixhe në oborrin e Komunës së Mitrovicës jugore

A. B| RTKlive

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës së Jugut pasi dikush e ka lënë një valixhe të dyshimtë në oborrin e saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti për RTKlive ka thënë se brenda valixhes nuk ka diçka të dyshimtë.

Sipas tij, dikush e ka harruar valixhen në oborrin e komunës. “Një valixhe ka qenë aty, nuk ka diçka të dyshimtë. Dikush e ka harru aty”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë hequr shiritat nga Policia e Kosovës dhe në valixhe kishte vetëm rroba.

Një valixhe e dyshimtë është  gjetur para objektit të Komunës së Mitrovicës

Një valixhe e dyshimtë sot është  gjetur para objektit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. Policia e Kosovës e ka rrethuar lokacionin dhe po merret me rastin.

RTKlive ka kontaktuar Policinë në Mitrovicë dhe ende është në pritje të përgjigjes për rastin.


MË SHUME NGA Kronika