Dhunë në familje, arrestohet një burrë në Gjilan
BKT
Kronika

Dhunë në familje, arrestohet një burrë në Gjilan

RTKlive

Policia e Kosovës bënri të ditur se një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me leje dhe 15 fishekë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës f/kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar një pistoletë e cal.9x19mm  me leje valide si dhe 15 fishekë të cal.9×19 mm.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika