Arrestohet një person në Podujevë, shkak armëmbajtja pa leje
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Podujevë, shkak armëmbajtja pa leje

Policia e Kosovës bëri të ditur se për armëmbajtje pa leje, dje është arrestuar një person në Podujevë.

Sipas njoftimit gjatë kontrollit, në rrugën Zahir Pajaziti të qytetit, të arrestuarit i është gjetur arma me një karikator dhe 12 fishekë dhe një boks hekuri.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, me 12 fishek dhe një boks hekuri”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika