18:08 / 15.09.2024
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen pesë persona
A.B|RTKlive
Pesë persona janë lënduar sot në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Policia e Kosovës i ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 12:40, ku janë përfshirë dy automjete.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafiku rrugor. “Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka theksuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.























