Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar si i zhdukur në Leposaviq
BKT
Kronika

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar si i zhdukur në Leposaviq

E. Hoti / RTKlive

Një person është gjetur i vdekur sot në Vuçë të Leposaviqit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Sipas kësaj shoqate, kërkimi është bërë në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët.

“Është gjetur trupi i pa jetë në ditën e 5 të kërkimit i fshatarit nga fshati Vuçë e Leposaviqit nga Prestarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarë”,thuhet në njoftim .


MË SHUME NGA Kronika