Dyshohet se mashtroi disa persona, arrestohet një grua në Pejë
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Dyshohet se mashtroi disa persona, arrestohet një grua në Pejë

G.K/RTKlive

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Loxhë të Pejës, ku ka arrestuar një grua të dyshuar për mashtrim.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, ajo dyshohet se gjatë periudhës kohore 2022/2024 ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët paraprakisht janë obliguar të paguajnë nga 300 deri 400 euro, me qëllim të sigurimit të transportit dhe montimit të tyre.

Lidhur me rastin gjatë bastisjes janë sekuestruar provat si në vijim:
- Një laptop,
- Një vulë,
- Disa folldera me dokumente të ndryshme (si kontrata dhe fletëpagesa ),
- Një telefon.

"Gjatë punës hetimore janë identifikuar dhe intervistuar disa persona si palë të mashtruara dhe vlera e dëmit të përgjithshëm konsiderohet rreth 30,000.00 euro (tridhjetë mijë euro)", thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin e dyshuara është arrestuar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të saj mbrojtës, më pas me vendim të prokurorit kompetent të njëjtës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.


MË SHUME NGA Kronika