Dy burra në Lipjan dhe një grua në Prishtinë gjenden pa shenja jete
BKT
Kronika

Dy burra në Lipjan dhe një grua në Prishtinë gjenden pa shenja jete

Sh.Ç/RTKlive

Tre persona janë gjetur pa shenja jete. Rastet kanë ndodhur në Lipjan dhe Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Lipjan rreth orës 07:55 është gjetur pa shenja jete një person, dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

"Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu një person tjetër në Lipjan është gjetur në tavanin e shtëpisë pa shenja jete.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thekson policia.

Ndërsa, një rast tjetër raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 21:45, ku një grua është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj.

 "Viktima femër kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën  e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thekson policia.


MË SHUME NGA Kronika