Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
E. Hoti / RTKlive
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24-orët e fundit. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë dhe në Mitrovicë të Jugut.
Policia ka njoftuar në raportin 24- orësh se në Prishtinë është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti dy të dyshuar një burrë dhe një grua (të dashur mes veti).
Sipas policisë, palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në Pejë është arrestuar një grua nën dyshimin se kishte tentuar ta godasë fizikisht motrën e saj.
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Mitrovicën e Jugut. Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dashurin saj të dyshuarin, është sulmuar fizikisht nga i njëjti.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.























