Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen tre persona
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen tre persona

G.K/RTKlive

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për RTKlive se në aksident kanë qenë të përfshiera pesë vetura.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.


MË SHUME NGA Kronika