09:13 / 28.09.2024
Një e mitur në Suharekë dyshohet se u dhunua nga dy persona
G.K/RTKlive
Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona në Suharekë më 26 shtator.
Policia ka bërë të ditur se një prej të dyshuarve është i mitur.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.























