13:40 / 28.09.2024
Rrahu dy vajzat e tij, arrestohet babai në Klinë
G.K/RTKlive
Policia ka arrestuar të premten një person në Klinë për dhunë në familje.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka rrahur dy vajzat e tij, njëra prej të cilave është e mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte rrahur dy vajzat e tij viktimat femra kosovare (njëra e mitur). Viktima kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.























