09:05 / 29.09.2024
Arrestohet një person në Pejë, u martua me një vajzë të mitur
Sh.Ç/RTKlive
Policia ka arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti është martuar me një vajzë të mitur.
Policia ka njoftuar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima është dërguar tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër kosovare të moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima ka shkuar te prindërit saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e policisë.























