Policia në Ferizaj brenda javës ka shqiptuar mbi 1.500 gjoba në trafik
BKT
Kosovë

Policia në Ferizaj brenda javës ka shqiptuar mbi 1.500 gjoba në trafik

K. K. / RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin e aktiviteteve javore, të cilat i kanë ndërmarrë në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Përmes një komunikate për medie policia rajonale në Ferizaj njofton se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 32 aksidente, ku 11 prej tyre kanë qenë me lëndime, ndërsa  21 aksidente me dëme materiale.

Tutje, policia në Ferizaj njofton se nga data 23 deri më 29 shtator ka shqiptuar 1513 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 12 patentë shoferë.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.


MË SHUME NGA Kosovë