Vdes 22-vjeçari, dyshohet se u godit nga rryma
BKT
Kronika

Vdes 22-vjeçari, dyshohet se u godit nga rryma

E. Osmani /RTK

Një 22-vjeçar është goditur dje për vdekje nga rryma elektrike në shtëpinë e tij në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë.

Ai është dërguar në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë, por një orë më vonë, raportohet se humbi jetën.

Policia deklaroi se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet hetuese dhe eksperti i energjisë elektrike, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika